Ndërlidhjet

AI: Ushtarët vullnetarë të Ukrainës po bëjnë krime lufte


Tanket Ukrainase

Tanket Ukrainase

Sekretari Gjeneral i Amnesty Internationa AI, Salih Shetty ka kërkyar nga qeveria e Ukrainës që të ndalojë abuzimet dhe krimet e luftës nga ushtarët vullnetarë, që po luftojnë përkrah trupave qeveritare në Ukrainën lindore.

Shetty ka dhënë këtë porosi sot, gjatë një takimi në Kiev me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, një ditë pasi që AI ka shpalosur ‘një mori faktesh’ mbi krimet e luftës të bëra qoftë nga militanët pro-qeveritarë apo separatistët pro-rusë.

Ai ka thënë se Ukraina nuk duhet të përsërisë abuzimet që janë bërë më parë në zonat e mbajtura nga separatistët.

Sipas tij luftëtarët e ‘Aidar’ kanë kryer: 'rrëmbime, ndalime të paligjshme, keqtrajtime, grabitje dhe ekzektutime të mundshme’.

Shetty më 9 dhe 10 shtator do të vizitojë Moskën, me qëllim që të kërkojë nga autoritetet ruse që të zbatojnë, promovojnë dhe praktikojnë të drejtat e njeriut në Rusi dhe jashtë saj.

XS
SM
MD
LG