Ndërlidhjet

Nuk ka marrëveshje mes kandidatëve afgan Abdullah dhe Ghani


Abdullah Abdullah, gjatë konferencës për shtyp në Kabul.

Kandidati presidencial në Afganistan, Abdullah Abdullah ka thënë se ai nuk i pranon rezultatet zgjedhore të 14 qershorit dhe se përpjekjet për të arritur krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij, janë të pamundura.

“Fatkeqëesisht, procesi i numërimit të votave ka humbur legjitimitetin”, ka thënë Abdullah në një konferencë sot në Kabul.

Abdullah ka shtuar se ‘ne nuk pranojmë zgjedhje të manipuluara dhe nuk e pranojmë asnjë ditë një qeveri mashtruese”.

Ai ka thënë se rezultatet finale të numërimit të votave pritet të tregohen në fund të kësaj jave.

Abdullah është shprehur i bindur se ka fituar dy raundet e zgjedhjeve në Afganistan dhe se do të vazhdojë të luftojë për t’u njohur si fitues.

Ai ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve në muajin prill, por nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’iu shmangur balotazhit në muajin qershor.

Abdullah dhe rivali i tij, kandidati Ashraf Ghani kanë takuar sot për të diskutuar për gjetjen e një mënyrë që të do të krijonin një qeveri të unitetit kombëtar.

Por Fazel Rahman Orya, zëdhënës i ekipit zgjedhor të kandidatit Abdullah, ka deklaruar se ‘takimi ka qenë komplet negativë’.

Në anën tjetër, kandidati Ghani ende nuk ka dhënë deklarata mbi takimin.

Dy ditë më parë, me 6 shtator, presidenti i Shteteve të Bashkuara, barack Obama ka kërkuar nga dy kandidatët që sa më parë të bëjnë një marrëveshje që të tejkalohet kjo bllokadë.

XS
SM
MD
LG