Ndërlidhjet

logo-print

Separatistët pro-rusë dorëzojnë 1,200 të burgosur


Petro Poroshenko, sot gjatë fjalimit në Mariupol

Petro Poroshenko, sot gjatë fjalimit në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka njoftuar sot se separatistët pro-ruse deri më tani kanë dorëzuar rreth 1.200 të burgosur, që janë zënë gjatë luftës së Ukrainës, e paraparë me marrëveshjen e armëpushimit.

Të dy palët janë pajtuar që të këmbejnë të burgosurit, sipas kushteve të paraqitura me marrëveshjen e armëpushimit më 5 shtator.

Poroshenko ka folur sot gjatë një vizite në Mariopol, vend në Ukrainën lindore, aty ku rebelët kanë avancuar javën e kaluar para arritjës së marrëveshjes për armëpushim.

Poroshenko ka njoftuar në vizitën e tij, se ai ka urdhëruar shtimin e forcave në Mariopul, me tanke, raketa hedhëse, dhe mbrotje ajrore.

Kjo për shkak se, edhe pas marrëveshjës për armëpushim, trupat ukrainase janë sulmuar nga separatistët pro-rusë në lindje të Mariopul’it.

XS
SM
MD
LG