Ndërlidhjet

Vajza e presidentit të Uzberkistanit, e dyshuar për krim të organizuar


Presidenti uzbek, Islam Karimov

Presidenti uzbek, Islam Karimov

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Uzbek, ka njoftuar një person me emrin ‘Karimova G’, është i dyshuar në rastin e një organizata për krim të organizuar.

Agjensia e lajmeve ruse RIA Novosti, citon një burim anonim në qeverinë uzbeke, i cili thotë se ‘Karimova G’, është Gulnara Karimova, vajza e madhe e presidentit të Uzberkistanit, Islam Karimov.

Karimova, 42 vjeçare ishte një biznesmene e pasur, që jetonte në Evropën perëndimore, deri kur një skandal i korrupsionit vitin e kaluar, bëri që ajo të mbyll biznesin dhe të dënohet me burgim shtëpiak.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Zyra e prokurorit të përgjithshëm thotë se grupi kriminal që ka ushtruar aktivitete ilegale, është udhëhequr nga Sodiqov N. dhe Rustam G.

Në muajin maj, dy prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Karimova-s, duke përfshirë edhe biznesmenin Rustam Madumarov, janë dënuar me burg për krime financiare.

Sipas prokurorit të përgjithshëm, grupi dyshohet për shantazhe, grabitje, përvetësim dhe falsifikim.

XS
SM
MD
LG