Ndërlidhjet

12 civilë të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Somali


Somali
Somali

Më së paku 12 civilë kanë gjetur vdekjen sot në një sulm vetëvrasës në Somali, sulm që dyshohet se është bërë nga ekstremistët Islamik pasi që është vrarë lideri i al-Shabab, nga sulmet ajrore të SHBA-së, njoftuan zyrtarë policorë.

Sulmi ka ndodhur afër Elasha Biyaha, ka thënë Abdiqadir Mohamed Nor, guvernator në Shabellin e ulët të Somalisë.

Personi që ka bërë sulmin vetëvrasës ka vendosur mjete shpërthyese në makinë, ngjitas një konvoji të forcave të bashkimit Afrikan, i cili ishte afër dy autobusëve, ka thënë një zyrtar policor, Hassan Ali.

Por pasi qw wshtw bwrw sulmi i parw, një tjetër bombë ka shpërthyer kur një sulmues i dytë vetëvrasës, ka pwrplasur makinën e tij me një konvojë, që brenda saj ishte Abdifatah Shaweye, komandanti i inteligjencës së Mogadishu’t.

Shaweye ka marrë ‘plagë të rënda’ ndërsa është dërguar për në spital në Mogadishu.

Njoftohet se nga shpërthimi i dytë, nuk ka pasur viktima.

Siq ka transmetuar një radioje, thuhet se Al-Shabab ka marrë përgjëgjësinë për sulmin.

Qeveria e Somalisë ka paralajmëruar gjatë vikendit se mund të ketë sulme të papritura pasi që është vrarë lideri i AL-Shabab, Ahmed Abdi Godane, nga forcat amerikane.

XS
SM
MD
LG