Ndërlidhjet

Dënohet poligamisti kult për dhunë seksuale ndaj 21 grave


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë izraelite ka dënuar sot një udhëheqës poligamist kult për krime seksuale, pasi ka mbajtur një harem të grave me të cilat ka bërë dhjetëra fëmijë.

I dënuari është Goel Ratzon, i cili u dënua nga Gjykata e Qarkut, në Tel Aviv, për përdhunim, incest dhe vepra të tjera.

Por gjykata e ka liruar atë nga akuza për skllavërim, diçka që bëri të lëshohen klithma zemërimi në sallën e gjyqit.

Rasti ka tronditur izraelitët kur në vititn 2010 janë shfaqur detajët e krimeve të Ratzon. Ai ka mbajtur 21 gra, ku në trupat e disa prej tyre ai ka bërë tato, emrin e tij së bashku me imazhin e një 64 vjeçari me flokë të gjata të bardha dhe me mjekërr.

Fëmijët që gratë kanë lindur, janë emëruar sipas variacioneve që lidheshin me emrin e tij ‘Goel’, apo në hebraisht ‘shpëtimtar’.

Yehudit Herman, e cila ka qenw pjesw e haremit, ka treguar pwr kanalin televiziv 2, se kur gjykata ka shpallur dwnimin ka pwrjetuar ndjenja tw pwrziera.

Ajo ka thënë se’është ndier shumë e lumtur’ që ai është dënuar për krime seksuale.

Por ka thënë se ndihet e dëshpëruar që ai nuk është akuzuar për skllavërim.

“Ky nuk ishte një sklavërim i rëndomtë, kur dikush i merr pasaportën dikujt dhe e mbyllin diku për të abuzuar fizikisht me të. Ky ka qenë skllavërim shpirtëror, skllavërim psiqik”, ka shtuar ajo.

Ajo ka treguar se ka qenë 17 vjeçare kur e ka takuar Ratzon, atë kohë ai ishte 30 vjeq. Ajo ka jetuar me Ratzon për 12 vite dhe ka lindur 5 fëmijë.

XS
SM
MD
LG