Ndërlidhjet

OBSH: Ebola po shpërndahet në Liberi


Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease

Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar sot se virusi Ebola është duke u shpërndarë në Liberi, ku pritët që sëmundja t’i prek me mijëra raste të reja.

Në një deklaratë të OBSH-së, sot, thuhet se taksitë janë ‘burimi më i rrezikshëm për të transmetuar virusin’ në Liberi.

Agjensia e Kombeve të Bashkuara ka thënë se partnerët ndihmës duhet të përshkallëzojnë përpjekjet aktuale kundër Ebolës, nga tre në katër fish, në Liberi dhe në vende të Afrikës Perëndimore.

Sipas OBSH-së, në Liberi, Ebola ka vrarë 1,089 njerëz, nga 1,871 që ishin të infektuar.

XS
SM
MD
LG