Ndërlidhjet

Kamerun: Janë vrarë dhjetëra militantë


Pamje e vajzave që janë rrëmbyer nga grupi militant Boko Haram

Pamje e vajzave që janë rrëmbyer nga grupi militant Boko Haram

Autoritetet në Kamerun thanë mbrëmë se ushtria e këtij vendi e ka zmbrapsur një përpjekje të militantëve të grupit Boko Haram për të kaluar në Kamerun nga Nigeria, me ç’rast janë vrarë “më se 100” pjesëtarë të këtij grupi.

Në njoftimin e qeverisë së Kamerunit, theksohet se militantët i kishin hedhur dy predha në qytetin Fotokoi, në pjesën veriore të Kamerunit, afër kufirit me Nigerinë.

Mëtutje, qeveria e Kamerunit thotë se forcat “janë përgjigjur në mënyrë energjike me zjarr me granata, cak i të cilave ishin pozicionet e njësive të mbajtura nga grupi terrorist Boko Haram”.

Ky grup, i ndërlidhur me al-Kaidën, është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve në Nigeri dhe i ka rrëmbyer qindra persona të tjerë, përfshirë edhe një grup prej 200 vajzave të një shkolle, në muajin prill.

XS
SM
MD
LG