Ndërlidhjet

Holandë: Ekspertët e publikojnë raportin për rrëzimin e aeroplanit


Ekspertët duke zhvilluar hetime në vendin e rrëzimit të aeroplanit MH17
Ekspertët duke zhvilluar hetime në vendin e rrëzimit të aeroplanit MH17

Ekspertët e aviacionit në Holandë sot e publikojnë raportin e tyre preliminar për hetimet e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, gjatë konfliktit të armatosur në pjesën lindore të Ukrainës.

Nga ky rrëzim më 17 korrik, janë vrarë të 298 njerëzit në aeroplan, përfshirë edhe më se 190 shtetas të Holandës.

Qeveritë perëndimore thonë se burimet e tyre të inteligjencës kanë treguar se separatistët prorusë, që luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës, e kanë qëlluar aeroplanin me raketë tokë-ajër të tipit Buk.

Por, Rusia dhe separatistët i hedhin poshtë akuzat dhe e fajësojnë Ukrainën për këtë katastrofë.

Një zëdhënës e Bordit Holandez të Sigurisë tha se ky bord ka zhvilluar hetime për shkakun e përplasjes së aeroplanit, “e jo se kush është përgjegjës”.

XS
SM
MD
LG