Ndërlidhjet

Hetuesit: “Objektet me energji të lartë” e rrëzuan aeroplanin


Pamje nga paraqitja e raportit preliminar për rrëzimin e aeroplanit të malajzisë

Pamje nga paraqitja e raportit preliminar për rrëzimin e aeroplanit të malajzisë

Ekspertët holandezë thonë se aeroplani i Malajzisë, i cili është rrrëzuar në muajin korrik në Ukrainë, duket se është përplasur nga një numër i madh i “objekteve me energji të lartë”, që kanë depërtuar në aeroplan.

Mëtutje, në raportin preliminar të Bordit Holandez të Sigurisë, thuhet se nuk kishte indikime se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë, Malaysian Airlines, në fluturimin MH17, është shkaktuar nga “gabimet teknike” ose nga ndonjë gabim i ekuipazhit.

Të 298 njerëzit në këtë aeroplan, shumica prej tyre holandezë, janë vrarë kur ai u rrëzua më 17 korrik, afër qytetit Topez në Ukrainë.

Sipas raportit, me gjasë “objektet me energji të lartë” e thyen aeroplanin gjatë fluturimit dhe e përplasën pjesë-pjesë në tokë.

Në vendin e rrëzimit të aeroplanit janë zhvilluar hetime, dhe pjesa më e madhe e trupave të pajetë janë gjetur, para se luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, t’i parandalonin hetimet e mëtejshme.

XS
SM
MD
LG