Ndërlidhjet

logo-print

BE i jep afat disa ditë Rusisë, për të tërhequr trupat nga Ukraina


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidenti i Këshillit Evropia, Herman Van Rompuy.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidenti i Këshillit Evropia, Herman Van Rompuy.

Bashkimi Evropian, zyrtarisht ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë, por ka vonuar zbatimin, në mënyrë që të të shikohet nëse do të aplikohet armëpushimi në Ukrainën lindore.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se paketa e sanksioneve, e cila thellon sanksionet e shpallura në muajin korri,, është miratuar përmes procedurës me shkrim.

Ai ka shtuat se sanksionet do të nisën së zbatuari ‘gjatë ditëvë në vijim. Deri atëherë palët do të kenë kohë për të implementuar armëpushimin’.

Qeveria ukrainase dhe rebelët pro-rusë kanë arritur një marrëveshje për armëpushim me 5 shtator, për t’i dhënë fund një konfliktit në Ukrainën lindore, prej të cilit që nga muaji prill kanë vdekur më shumë se 2.600 persona. Ndërsa konflikti ka shkaktuar edhe prishje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet mund të tërhiqen, nëse Moska i përmbahet kushteve për armëpushim, dhe tërheq trupat e saj nga territori i Ukrainës.

XS
SM
MD
LG