Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet në Ukrainë, përkundër armëpushimit


Ushtarë ukrainas, në afërsi të Donetskut

Ushtarë ukrainas, në afërsi të Donetskut

Ushtria ukrainase, ka njoftuar se në aeroportin ndërkombëtarë, në afërsi të qytetit të Donetsku’t, kanë rënë raketa zjarri gjatë natës më 9 shtator. Kjo ka ndodhur pavarësisht arritjës së një armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

Ministria e Mbrojtjës në Ukrainë ka njoftuar se nuk ka pasur viktima. Aeroporti i Donetsku’t, është i kontrolluar nga forcat qeveritare ukrainase, por në vazhdimësi është sulmuar nga separatistët, prej muajit maj.

Në ndërkohë, zyrtarë të Minsitrisë së Mbrojtjës ka thënë se pesë ushtarak ukrainas kanë vrarë, prej se është arritur armëpushimi më 5 shtator.

Ndërsa, udhëheqësi i departamentit të shëndetësisë së kësaj ministrie, Vitaliy Andronatiy, ka treguar se 29 ushtarë të tjerë janë lënduar, brenda këtyre katër ditëve.

XS
SM
MD
LG