Ndërlidhjet

logo-print

BIK dënon djegien e flamurit të ISIS-it, në Prishtinë


Ilustrim

Ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) vlerëson se akti i djeshëm i djegies së flamurit, nga një grup i të rinjve në Prishtinë, në të cilin është edhe dëshmia islame - shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit.

“Akti i djeshëm i djegies së flamurit nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame - shehadeti, është veprim i papranuar. Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër”, thuhet në deklaratën e BIK-ut.

Në reagim, shtohet se BIK me kohë ka sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim.

“Rikujtojmë se në emër të distanicimit nga ISIS, është e papranueshme nëpërkëmbja dhe përdhosja e simboleve islame”, thuhet më tej në reagim.

Më tej BIK fton, besimtarët që të mos bien pre e veprimeve të pamatura të disa të rinjve, ku sipas tyre, këta të rinj nuk kanë dashur që të djegin dëshminë "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguar i tij", por kanë dashur të djegin fotografinë e kriminelit Bagadatit dhe krimet e tij mbi popullatën e pafajshme.

Sfida globale për djegien e flamurit të organizatës terroriste, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), në Kosovë nisi me aktin e Rinisë Demokratike, forumit të të rinjeve të partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Ky forum ka vendosur që këtë akt ta bëjë para bustit të heroit kombëtar Skënderbeu.

Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.

Menjëherë pas këtij veprimi, kanë nisur reagimet ndaj tyre.

Mediat vendore në Kosovë shkruajnë për një kampanjë që ka nisur kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

Fushata mbanë emrin “#KundërPDK-së”, ndërsa njerëz të ndryshëm kanë nisur të djegin edhe flamujt e kësaj partie në shenjë hakmarrje.

XS
SM
MD
LG