Ndërlidhjet

Të dyshuarit për vrasjen e një rusi dhe një kazaku hetohen në Minsk


Ilustrim
Ilustrim

Dy shtetas të Kazakistanit, të dyshuar për një vrasje të dyfishtë në Minsk, janë dërguar në kryeqytetin Bjellorus, si pjesë e hetimit.

Autoritetet besojnë se dy personat të gjinisë mashkullore, të moshës 29 dhe 32 vjeçar, kanë vrarë me thikë dy burra një nga Kazakistani dhe tjetri nga Rusia, në Minsk, në dhjetor të vitit 2012. Ndërsa pas krimit janë larguar me një sasi të konsiderueshme të parave, që u përkisnin viktimave.

Të dyshuarit janë arrestuar në fillim të këtij viti, në Kazakistan.

Policia në Astana, kryeqytet i Kazakistanit, ka thënë sot se të dyshuarit janë dërguar në Minsk për tu hetuar, ndërsa do të gjykohen në Kazakistan.

XS
SM
MD
LG