Ndërlidhjet

Kazakistani kërkon nga Irani, marrëveshje për programin bërthamor


Presidenti Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev dhe Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë vizitës në Astana, sot.
Presidenti Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev dhe Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë vizitës në Astana, sot.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, gjatë një takimi që zhvillojë sot me Presidentin iranian Hassan Rohani, ka thënë se shpreson që mosmarrëveshja mbi programin bërthamor të Tehrani’t do të zgjidhet.

“Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje, do të ketë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik mes Iranit dhe Kazakistanit”, ka thënë Nazarpaev.

Dy udhëheqësit shtetërorë janë takuar sot në Astana.

Gjashtë fuqitë botërore, kërkojnë që të sigurohen që Irani të mos zhvillojë armët bërthamore, ndërsa kanë vendosur një afat kohor deri më 20 nëntor që mes Iranit dhe Teheranit të arrihet një marrëveshje.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve fillon më 18 shtator në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG