Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët fajtorë për sulm ndaj flotës ushtarake detare në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Talebanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një strukture detare në Karaçi më 6 shtator, gjatë të cilit humbën jetën një marinar dhe dy sulmues.

Autoritetet pakistaneze, nuk kanë shpalosur hollësi të këtij sulmi ndaj një flote ushtarake detare të Pakistanit deri më 8 shtator, kur bënë të ditur se rojet e sigurisë janë sulmuar nga militanët e armatosur me raketa-hedhës, pushkë dhe granata dore.

Komandanti Detar, Kamran Asif, ka treguar se katër sulmues janë kapur nga forcat e sigurisë.

Pasi që militantët janë marrë në pyetje, operacionet kërkimore kanë hulumtuar edhe në pjesë të tjera të Pakistanit, për të gjetur persona të dyshuar, të përfshirë në këtë sulm.

Ministri i Mbrojtjës, Kwaja Muhammad Asif, ka thënë sot në Parlament, se sulmuesit kanë marrë përkrahje nga disa marins ‘brenda’ flotës ushtarake detare.

Ai ka shtuar se raporti me hollësi për këtë rast do të prezantohet në parlament me 10 shtator.

XS
SM
MD
LG