Ndërlidhjet

logo-print

Putin shkarkon guvernatorin – shkaku protesta për Ukrainën lindore


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar guvernatorin rajonal, pas një proteste kundër përfshirjës ruse në konfliktin në Ukrainë.

Zyrtarë të Kremlinit, kanë thënë, sot, se shkarkimi i guvernatorit rajonal, Nikolai Denin, është bërë për shkak se presidenti Putin, ka humbur besimin në të.

Por, zyrtarët rus nuk japin detaje të tjera.

Veteranët e luftës së Bashkimit Sovjetik në Afganistan, kanë mbajtur një demonstratë në Bryansk, më 5 shtator, ku k anë protestuar lidhur me përfshirjen e Rusisë në konfliktin ushtarak mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Veteranët po planifikojnë edhe një protestë më 13 shtator.

XS
SM
MD
LG