Ndërlidhjet

Arabia Saudite, nikoqire e bisedimeve për IS-in


Presidenti amerikan, Barack Obama dhe mbreti Abdullah, nga Arabia Saudite
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe mbreti Abdullah, nga Arabia Saudite

Arabia Saudite do të jetë nikoqire e një takimi me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme, për të diskutuar kërcënimin që vjen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Në takimin e 11 shtatorit në qytetin Xhedah do të marrin pjesë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, si dhe përfaqësues nga Turqia, Egjipti, Jordania dhe shtetet e Gjirit Arab.

Raportet nga Arabia Saudite thonë se bisedimet do të përqendrohen në luftimin e grupeve ekstremiste, që i kontribuojnë terrorizmit në rajon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të mbajë një fjalim më 10 shtator, gjatë të cilit do të bëjë publike strategjinë e SHBA-së për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG