Ndërlidhjet

Avioni i Malajzisë është qëlluar nga toka


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri malajzian, Najif Tun Razak, thotë se një hetim i kryer nga holandezët, sugjeron se avioni ‘Malaysian Airlines MH17’ është qëlluar nga toka me një raketë, më 17 korrik, mbi Ukrainën lindore.

Razak e bëri këtë deklaratë, pasi që paraprakisht një raport holandez pohoi sot avioni me pasagjerë është rrëzuar nga një numër i madh i "objekteve me energji të lartë", që kanë depërtuar në avion dhe se nuk ka pasur indikacione se rrëzimi ishte shkaktuar nga "gabime teknike "ose" një gabim nga ana e ekuipazhit. "

Të gjithë pasagjerët, 298 prej tyre, shumica nga Holanda, kanë vdekur pas rënies së avionit në Topez, qytet në Ukrainën lindore.

Separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, kanë thënë sot, se ata nuk kanë armë të tilla, me kapacitet për të qëlluar një avion.

Raporte të ndryshme, thonë se një raketë ruse është gjetur e vendosur në territorin e separatistëve në kohën e aksidentit.

XS
SM
MD
LG