Ndërlidhjet

logo-print

Schumacher, vazhdon shërimin në shtëpi


Michael Schumacher

Michael Schumacher

Michael Schumacher, është lëshuar në shtëpi, ku do të vazhdojë shërimin nga dëmtimet që ka pësuar në aksidentin e vitit të kaluar, ka njoftuar menagjeri i legjendës së Formula Një.

Në qershor, Schumacher, 45 vjeç, është larguar nga spitali Francez, ku është shëruar për 6 muaj, për shkak të brinjëve të thyera.

Ai ka vazhduar shërimin në Spitalin e Zvicrës, në Lauzianë.

Gjermani, 7 herë kampion i Formulës Një, ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën derisa po bënte ski në Meribel të Italisë më 29 dhjetor.

Ai u është nënshtruar dy operacioneve, para se të binte në koma, nga e cila mjekët kanë filluar ta zgjojnë në fund të muajit janar të këtij vit.

XS
SM
MD
LG