Ndërlidhjet

Arsim Bajrami, kandidat i PDK-së për kryeparlamentar


Arsim Bajrami
Arsim Bajrami

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bëri të ditur se kryesia e saj ka vendosur që kandidati i kësaj partie dhe koalicionit të saj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të jetë Arsim Bajrami.

Arsim Bajrami është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës në të gjitha legjislaturat që nga viti 2001 dhe është hartues dhe bashkëhartues i shumicës së akteve të rëndësishme ligjore dhe nënligjore të zbatueshme në Republikën e Kosovës, thuhet në një komunikatë të Partisë Demokratike.

Nga viti 2003-2006, Bajrami ishte Rektor dhe Prorektor në Universitetin e Prishtinës dhe në vitet 2007-2009 ishte ministër i Administratës Publike.

Së fundmi, në dhjetor të vitit 2012, Bajrami u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 12 shtator.

XS
SM
MD
LG