Ndërlidhjet

Një gjykatë penale egjiptiane, ka dënuar një anëtar të lartë të Vëllazërisë muslimane dhe predikues të shquar islamik, me 20 vjet burg.

Gjykata, e ka shpallur dënimin sot, pasi ka shpallur të akuzuarin fajtor për rrëmbim dhe torturim të dy policëve verën e kaluar, si dhe për udhëheqjen e një organizate terroriste.

Mohamed el-Beltagy, anëtar kryesor i Vëllazërisë muslimane dhe sekretar i përgjithshëm i partisë politike ‘Partia e Lirisë dhe Drejtësisë’, është dënuar së bashku me klerikin konservator, Safëat Hegazy, i akuzuar po ashtu për rrëmbim, ndalim dhe torturim të një polici.

Të dytë, po ashtu janë dënuar për udhëheqjen e një organizate terroriste dhe për "sulm ndaj civilëve të lirë dhe dëmtim të bashkimit kombëtarë”.

XS
SM
MD
LG