Ndërlidhjet

Ban Ki-moon kërkon arritjen e marrëveshjes në Afganistan


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga kandidatët presidencial të Afganistanit, që të arrijnë një marrëveshje mbi një qeverisje të unitetit, dhe të mos vazhdojë frika e ngritjës së tensioneve, pas zgjedhjeve parlamentare.

Apeli ka ardhur, sot, pasi që kandidati Abdullah Abdullah ka thënë se ai nuk do të pranojë rezultatet e një auditimit të monitoruar nga ndërkombëtarët, prej 8.1 milionë fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet e balotazhit në muajin qershor.

Dallimet e vazhdueshme në mes kandidatit Abdullah dhe rivalit të tij Ashraf Ghani përpara rezultateve të auditimit, kanë shtuar shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit, ku të dy kishin rënë dakord sipas një marrëveshje me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërkohë, një ceremoni përkujtimi për vrasjen e udhëheqësit anti-Taliban, Ahmad ShahMasud, ka ngritur entuziazmin e përkrahësve të Abdullah’ut, pasi Presidenti në ikje Hamid Karzai ka kërkuar një marrëveshje për një qeveri të re kombëtare të unitetit.

Abdullah ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Masud, i cili u vra nga një bombë e Al-Kaidës, dy ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG