Ndërlidhjet

Italia mund të jetë objektivi i radhës i militantëve të IS


Angelino Alfano, Ministri i Brendshëm i Italisë
Angelino Alfano, Ministri i Brendshëm i Italisë

Ministri i Mbrojtjës në Itali, ka paralajmëruar të martën, se ky vend mund të jetë objektivi i radhës i militantëve të Shtetit Islamik IS, si simbol i civilizimit Perëndimorë, dhe si një aleat i Shteteve të Bashkuara.

Italia, anëtare e NATO-s, është treguar e gatshme që të ndihmojë Kurdët në Irak, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, në veriun e Irakut, po ashtu ka marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar ku është diskutuar mbrotja ndaj këtij grupi.

“Objektivi kryesorë i militantëve të IS, mbetet Perëndimi dhe çdo simbol që e përfaqëson atë, qoftë historik, politikë apo kulturorë”, ka thënë ministri, Angelino Alfano në parlamentin Italian.

Alfoni ka shtuar se ai nuk ka informata nëse po përgatitet ndonjë sulm konkret ndaj Italisë, por në raport me Perëndimin, ai ka thënë se “Italia nuk është e dyta në sy të militantëve të IS”.

Historia e Romës, si djep i civilizimit Perëndimor, si dhe statusi i saj si shtëpia e Papës Francis, autoritetit më të lartë të Kishës Katolike Rome, mund të jenë objektiv i militantëve të IS, ka shtuar ai.

Alfonso po ashtu ka thënë se lideri i IS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka përmendur sulmet ndaj Romës në disa fjalime të tij përmes video mesazheve.

XS
SM
MD
LG