Ndërlidhjet

logo-print

400 të mbytur nga përmbytjet në Indi dhe Pakistan


Përmbytjet në Kashmir

Përmbytjet në Kashmir

Punonjësit e emergjencës në Kashmir, pjesën e administruar nga India, dhe në Pakistan, janë duke luftuar për të shpëtuar qindra mijëra njerëz që kanë mbetur të izoluar nga përmbytjet, që konsiderohen më të këqijat në 50 vitet e fundit.

Të vdekur nga këto përmbytje, thuhet se janë 400 persona.

Vetëm në një fshat të Pakistanit, afër kufirit të Kashmirit, 125 shtëpi janë shkatërruar.

Në ndërkohë, mijëra forca, policë, dhe punonjës të emergjencës, janë vendosur në vendet e përmbytjes, për t’i ndihmuar njerëzit me ujë, batanije, dhe mjete të tjera.

Forcat e Indisë, kanë njoftuar se përveç shkatërrimit të shumë fshatrave, rreth 400,000 njerëz janë të bllokuar.

XS
SM
MD
LG