Ndërlidhjet

Të mërkurën, Obama tregon planin për shkatërrimin e militantëve të IS


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama po intensifikon përpjekjet e tij për të plasuar sa më parë planin, me të cilin do të shkatërrojnë militantët e Shtetit Islamik IS.

Ndërsa ka thirrur për takim kongresistët në Zyrën Ovale.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, kanë njoftuar se Obama do të mbajë fjalim të mërkurën në mëngjes.

Fjalimi do të adresojë, kritikat ndaj tij, se është treguar i ngadalshëm për të i’u përgjigjur militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë, Josh Earnest,ka thënë se Obama do të përdor fjalimin e etij për të diskutuar me popullin Amerikanë, për kërcënimet e militantëve të IS, dhe për të shpalosur planin e Shteteve të Bashkuara, përmes të cilit do të shkatërrohen grupet terroriste.

Pritjet janë që Obama do të zgjerojë sulmet ajrore në Irak dhe Siri, për të ndaluar militantët e IS.

XS
SM
MD
LG