Ndërlidhjet

Ahmad Umar, udhëheqës i ri i grupit ekstremist al-Shabab


Pjesëtarë të grupit al-Shabab

Pjesëtarë të grupit al-Shabab

Udhëheqësi i ri i grupit ekstremist al-Shabab, Ahmad Umar, po përshkruhet si një udhëheqës serioz që do të vazhdojë grupin e militantëve Islamik, ku objektiv e kanë qeverinë Mogadishu dhe vende të tjera.

Umar, i cili mendohet se është rreth 50 vjeç, po përballet me një fushatë të rritur, kundër al-Shabab, nga ana e qeverisë së Somalisë.

Umar, ka zënë vendin e liderit të mëparshëm, Ahmed Abdi Godane, i cili është vrarë javën e kaluar nga një sulm ajror i forcave amerikane.

Kur al-Shabab njoftoi se ajo zgjodhi Umarin si udhëheqësin e saj të ri, ai gjithashtu tha se ky grup mbetet një linjë me al-Kaidën.

Ndryshe, në vitin 2012, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 3 milion dollarë për atë që nxjerr informacione për lokacionin e Umar’it. Në atë kohë Umar konsiderohej si shef i inteligjencës al-Shabab.

Umar thuhet se ka qenë mësues i Kuranit. Ai ka qenë anëtarë i Bashkimit të Gjykatave Islame, një grup ekstremist që ishte një shenjë paralajmëruese për al-Shabab.

XS
SM
MD
LG