Ndërlidhjet

Kryeministri polak jep dorëheqje


Donald Tusk
Donald Tusk

Donald Tusk, kryeministër i Polonisë, ka paraqitur kërkesën e tij për dorëheqje në Presidencën e vendit, për shkak se po përgatitet për të marrë postin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian.

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, pritet që të pranojë formalisht dorëheqjen e Tusku’t me 11 shtator dhe të ftojë kryetaren e kuvendit Ewa Kopacz, njëherësh kandidate e koalicionit për kryeministre, që të formojë qeverinë e re.

Tusk, do të zëvendësojë Presidentin e Këshillit Evropian, Van Rompuy, pasi këtij të fundit i skadon mandati më 30 nëntor 2014.

XS
SM
MD
LG