Ndërlidhjet

Apple zbulon dy smartfonë të rinj


Shefi i Apple, Tim Cook, duke prezantuar produktet e reja.
Shefi i Apple, Tim Cook, duke prezantuar produktet e reja.

Apple ka zbuluar të martën dy smartfonë të rinj – iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Të dy janë më të mëdhenj se aparatet e mëparshme të kësaj kompanie – i pari 11.9 centimetra, ndërsa i dyti 14.0 cm.

Ata po ashtu janë rreth gjysmë milimetri më të hollë.

Duke zbuluar prodhimet e reja në Kaliforni, shefi i Apple, Tim Cook, ka thënë se kompania ka lansuar “përparimin më të madh” në historinë e iPhone-ve.

Zëvendëspresidenti i Apple, Phil Schiller, ka thënë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus “janë thjesht mahnitës”, me ekrane të përmirësuara “falë qelqit të polarizuar”.

Zbulimet e reja janë të rëndësishme edhe për shkak të dyshimeve nëse kompania Apple ka aftësi inovative pas vdekjes së bashkëthemeluesit të saj, Steve Jobs, më 2011.

XS
SM
MD
LG