Ndërlidhjet

Obama: Kam autoritetin për të nisur aksionin kundër militantëve të IS


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka thënë kongresistëve, se ai ka autoritetin e plotë, për të marrë aksionin kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe se këtë plan do ta shpalos në fjalimin e tij që do të mbahet sot.

Obama, ka takuar përfaqësuesit e Kongresit më 9 shtator në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast u ka thënë atyre se ai e mirëpret mbështetjen nga Kongresi, i cili do të jep mesazhin para botës që ‘Shtëpia e Bardhë, njëzëri, e lufton dhe mbrohet nga kërcënimi’, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata shton se Obama do të kërkojë nga Kongresi që sa më parë të autorizojë armatosjen dhe trajnimin e grupeve më të moderuar siriane të opozitës.

Presidenti, po ashtu mund të kërkojë që sulmet ajrore amerikane, të zgjerohen kudo ku janë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Senati udhëheqësi i pakicës Mitch McConnell, u ka thënë gazetarëve para takimit, që Obama është dashur të kërkojë autorizimin e Kongresit.

“Presidenti do duhej të kërkonte autorizimin e Kongresit, për secilin vendim që do të merrë”, ka thënë ai.

Por udhëheqës të tjerë kongresmenë nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

Obama, sot do t’i adresohet popullit, për të shpalosur strategjinë e tij kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG