Ndërlidhjet

Vritet lideri i kryengritësve islamikë në Siri, Hassan Aboud


Ilustrim
Ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur gjatë një takimi mes anëtarëve kryesorë të kryengritësve sirianë, Ahrar al-Sham, me ç’rast janë vrarë të paktën 29 persona, përfshirë edhe udhëheqësi i tyre.

Për këtë ka njoftuar Obsevatori i Britanisë për të Drejtat e Njeriut, i vendosur në Siri, i cili tregon se shpërthimi ka ndodhur më 9 shtator, ku janë vrarë 28 persona dhe lideri i këtij grupi Hassan Aboud.

Rami Abdurrahman, udhëheqës sirian i Observatorit, ka thënë se rreth 50 persona kanë marrë pjesë në këtë takim, në qytetin veriperëndimor të Ram Hamdan, në provincën Idlib në Siri.

Ahrar al-Sham, është grupi kryesorë i Frontit Islamik, që ka luftuar forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Ahrar al-Sham ka luftuar edhe militantët e Shteti Islamik, të cilët e kanë zënë territorin në verilindje të Sirisë, që shtrihen në Irakun perëndimor dhe verior.

Ahrar al-Sham, ka për qëllim që të zbatojë ligjin e Sheriatit islam në Siri. Ndërsa janë konsideruar si grupi më i fortë kryengritëse në luftën civile siriane.

Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar shpërthimin.

XS
SM
MD
LG