Ndërlidhjet

Militantët e IS kërcënojnë babain e ish kandidatit presidencial në Bjellorusi


Victor Statkevich, babai i Mikalai Statkevich
Victor Statkevich, babai i Mikalai Statkevich

Babai 88-vjeçar i një udhëheqësi të opozitës në Bjellorusi, ka marrë letër kërcënuese, që spas tij vijnë nga presioni i qeverisë mbi djalin e tij, që gjendet në burg.

Viktar Statkevich, babai i ish kandidatit presidencial Mikalai Statkevich, tha për Rarion Evropa e Lirë, se më 8 shtator, ai ka gjetur një simbol patriotik rus të quajtur St. George, të vendosurnë portën e shtëpisë së tij në qytetin perëndimor të Baranavichy.

Ai më pas ka gjetur një letër në kutinë postare, e shkruar në rusisht, ku thuhet ‘Statkevich, skllevër të pistë të CIA-s’.

Ai ka akuzuar se letra ka ardhur nga militantët e Shtetit Islamik, dhe se më tutje në letër kanë shkruar ‘Allah Akbar’ (Zoti është i Madh).

Aktivisti për të drejta të njeriut, Syarhey Housha ka bërë thirrje për të nisur hetimet.

Mikalay Statkevich, po vuan dënimin me 6 vite burg, me akuzën: ‘organizim të turmave trazuese’, pas rizgjedhjës së Presidentit autoritar Alyaksandr Lukashenko, në dhjetor 2010.

XS
SM
MD
LG