Ndërlidhjet

Kerry viziton Bagdadin - shkaku militantët e IS


John Kerry
John Kerry

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, sot ka arritur në Bagdad, për të nisur vizitën e tij në Lindjën e Mesme, për ndërmarrjen e aksioneve ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Kerry, do të takohet me kryeministrin Haidar al-Abadi, kabineti i të cilit u miratua nga parlamenti këtë javë, pas presionit ndërkombëtar për një qeveri të unitetit kombëtar, për të rimarrë pushtetin nga militantët e Shtetit Islamik.

Vizita e Kerry’t ka qëllim, nisjen e një ofenzivë diplomatike, për të krijuar koalicion kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët po kontrollojnë territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Brenda dy dite, Kerry do të vizitojë, Arabinë Saudite, Irakun, Jordaninë, Egjiptin dhe Turqinë.

XS
SM
MD
LG