Ndërlidhjet

Forcat pakistane vrasin 35 Talibanë


Ilustrim

Ilustrim

Forcat pakistaneze thonë se sulmet e tyre ajrore, kanë vrarë 35 militantë të dyshuar për sulme "terroriste" të strehuar në një fortesë Talibane pranë kufirit afgan.

Sulmet ajrore të sotme, janë zhvilluar në rajonin fisnor Vaziristan, ku ushtria ka kryer një ofensivë që nga mesi i qershorit.

Ushtria, thotë se operacioni i tyre deri më tani ka vrarë më shumë se 900 militantë.

Sulmet ajrore kanë ardhur një ditë pasi që talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të 6 shtatorit në një flotë detare në Karaçi, si pasojë humbi jetën një marinar dhe dy sulmues.

XS
SM
MD
LG