Ndërlidhjet

Ukraina miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka nënshkruar një ligj i cili lejon qeverinë që të vendosë sanksione mbi kompanitë ruse dhe individëve të dyshuar për mbështetje dhe financim të rebelëve separatistë në Ukrainën lindore.

Ligji lejon, më shumë se 20 lloje të sanksioneve duke përfshirë ndalime udhëtimi, ngrirje të aseteve, kufizime në tregti, e në transporte të mallrave në të gjithë Ukrainën.

Qeveria ukrainase, ka bërë një list me 172 qytetarë rus dhe të shteteve të tjera, dhe rreth 65 kompani, që mund të përfshihen në sanksione. Por, lista ende nuk është bërë publike.

XS
SM
MD
LG