Ndërlidhjet

Poroshenko: Ligj për statusin special të lindjes


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të paraqesë një projektligj javën e ardhshme, për t’iu dhënë “status special” rajoneve në lindje të Ukrainës, por ka theksuar se vendi do të mbetet i bashkuar.

Në takimin e qeverisë, Poroshenko ka thënë se marrëveshja e paqes, e nënshkruar me separatistët pro-rusë javën e kalaur, ruan konceptin e Ukrainës si shtet sovran dhe i bashkuar brenda kufijve të saj aktualë.

Ai ka thënë se armëpushimi midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë pjesë të Donjeckut dhe Luhanskut, është vështirë të mbahet, pasi “terroristët po përpiqen gjithë kohën të provokojnë kundërshtarët”.

Poroshenko ka thënë se forcat qeveritare janë rigrupuar në lindje të Ukrainës për të forcuar mbrojten dhe jo për ofensivë të re.

XS
SM
MD
LG