Ndërlidhjet

Hoxhaj takon ambasadorët evropianë në Kosovë


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është pritur nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Hoxhaj i ka informuar ambasadorët evropianë për zhvillimet politike në muajt e fundit, veçmas për Konferencën e Berlinit dhe procesin euro-integrues të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Konferenca e Berlinit shënon një etapë të re në raportet BE-Ballkani Perëndimor dhe një shembull se si duhet trajtuar Kosova si shtet i pavarur dhe i barabartë me vendet e tjera në rajon, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e institucioneve për të vazhduar me përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, derisa ka shprehur nevojën për t’u anëtarësuar në Interpol dhe për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me Europolin.

XS
SM
MD
LG