Ndërlidhjet

Vriten 65 militantë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Ushtria pakistaneze ka thënë se aeroplanët e saj kanë vrarë 65 militantë të dyshuar, pranë kufirit me Afganistanin.

Sulmet kanë pasur në shënjestër zonat në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

Ushtria e Pakistanit ka nisur ofensivën kundër talibanëve qysh në mes të muajit qershor dhe ka thënë se deri më tash ka vrarë mbi 900 militantë.

Shifrat, megjithatë, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Afro një milion njerëz thuhet se kanë ikur nga ofensiva dhe se janë strehuar në kampet për të zhvendosur.

XS
SM
MD
LG