Ndërlidhjet

Sulmi i SHBA-së vret civilë afganë


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët afganë kanë thënë se së paku katër civilë janë vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në lindje të Afganistanit.

Shefi i policisë në provincën Kunar, Abdul Habib Sayedkheli, ka thënë se forcat afgane të sigurisë kanë kërkuar mbështetjen e NATO-s, pasi janë sulmuar nga talibanët në qarkun Narang.

Ai ka thënë se aeroplanët e NATO-s kanë goditur militantët, duke vrarë shtatë prej tyre, së bashku me katër civilë.

Sayedkheli ka thënë se bëhet fjalë edhe për dhjetë civilë të plagosur.

NATO, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka regjistruar viktima civile gjatë operacionit.

Aiman Faizi, zëdhënës i presidentit Hamid Karzai, ka shkruar në Twitter se Karzai dënon fuqishëm sulmin ajror.

XS
SM
MD
LG