Ndërlidhjet

Juncker bën emërime të reja brenda BE-së


Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka emëruar një politikan francez dhe një britanik për dy poste të rëndësishme financiare të BE-së.

Ministri i Financave i Francës, Pierre Moscovici, është emëruar ministër i politikave ekonomike dhe monetare të BE-së, ndërsa politikani britanik, Jonathon Hill, komisionar i stabilitetit financiar, shërbimeve financiare dhe tregut të kapitalit.

Përveç emërimeve në fushën e ekonomisë, janë bërë edhe të tjera, ku austriani Johannes Hahn është emëruar komisionar i negociatave të fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së.

Termi “negociata” i është shtuar titullit të mëparshëm, pasi Juncker ka deklaruar se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

Hahn, 56 vjeç, ka shërbyer paraprakisht si komisionar i BE-së për politikat rajonale.

Margrethe Vestager, nga Danimarka, do të jetë ministre për trasnportin/konkurrencën dhe ish-kryeministrja sllovene, Alenja Bratusek, do të mbikëqyrë përpjekjet e BE-së për të krijuar një union energjetik.

XS
SM
MD
LG