Ndërlidhjet

Kerry kërkon mbështetje për aksionet kundër IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë takimit me kryeministrin e ri të Irakut, Haider al-Abadi, në Bagdad.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë takimit me kryeministrin e ri të Irakut, Haider al-Abadi, në Bagdad.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Bagdad. Vizita është pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme, ku Kerry pritet të kërkojë mbështetje për aksionet kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Kerry ka takuar kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, qeveria e të cilit është miratuar nga parlamenti këtë javë.

Duke folur para gazetarëve, Kerry ka thënë se është i inkurajuar nga planet e Abadit për “rikonstituimin” e ushtrisë dhe angazhimi i tij për reforma të gjera.

Një qeveri gjithëpërfshirëse e Irakut ka qenë kusht për mbështetje më të madhe nga SHBA-ja dhe NATO-ja në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mban sot fjalimin, gjatë të cilit pritet të zbulojë strategjinë e SHBA-së kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG