Ndërlidhjet

Një milion vetëvrasje në Rusi në 20 vjetët e fundit


Ilustrim
Ilustrim

Psikiatrët nga Qendra Sociale e Moskës, Serbsky, kanë thënë se shifrat e vetëvrasjeve mbeten alarmante në disa pjesë të Rusisë.

Boris Polozhy, i cili kryeson departamentin për probleme sociale, ka thënë se Rusia ka humbur një milion njerëz nga vetëvrasjet në 20 vjetët e kaluar.

Në anën tjetër, Zurab Kekelidze, shef i psikiatrisë në Ministrinë e Shëndetësisë të Rusisë, ka thënë se në mesin e personave nën 18 vjeç, norma e vetëvrasjeve është 16 në 100,000 njerëz, ndërsa norma mesatare në botë është 6-7 vetëvrasje në 100,000 të mitur.

Ndryshe, sot shënohet Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e cila ka për qëllim të promovojë aksione që parandalojnë këtë dukuri.

XS
SM
MD
LG