Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Rusisë të lirojë zyrtarin estonez


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë një zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Estonisë, të rrëmbyer pranë kufirit me Rusinë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Eston Kohver duhet të kthehet menjëherë në Estoni nga zyrtarët rusë.

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar paraburgimin e Kohverit nën akuzat për spiunazh, ndërsa rasti i tij është duke u hetuar.

Rusia ka thënë se ai është rrëmbyer brenda Rusisë më 5 shtator, ndërsa, sipas zyrtarëve estonezë, ai është kapur pranë kufirit dhe është dërguar në Rusi.

Ministria e Jashtme e Estonisë ka thënë se rasti është “shumë shqetësues” dhe ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus në Talin, Yury Merzlakov.

XS
SM
MD
LG