Ndërlidhjet

Manchester United parashikon rënie të të ardhurave


Lojtari i Manchester United në aksion - foto arkivi

Lojtari i Manchester United në aksion - foto arkivi

Manchester United pritet të vuajë financiarisht si rezultat i një performance të dobët në fushë.

Klubi futbollistik parashikon që të ardhurat dhe përfitimet të bien në vitin 2015, për shkak të dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në 20 vjet, raporton BBC.

Klubi, shumica në pronësi të familjes amerikane Glazer, po ashtu ka thënë se të ardhurat e tij janë rritur për 19 për qind, përkatësisht 433.2 milionë sterlina, në vitin financiar 2013-2014, falë marrëveshjeve të mira televizive dhe të sponsorizimit.

XS
SM
MD
LG