Ndërlidhjet

Putin forcon kontrollin e industrisë së mbrojtjes


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret me të cilin merr drejtimin e një komiteti që mbikëqyr sektorin e Mbrojtjes të Rusisë.

Putin, duke iu adresuar një takimi në Moskë rreth planeve të modernizimit të armëve, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend të nisë garë të re armësh, porse do t’iu përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë.

Ai ka akuzuar NATO-n për retorikën e saj në lidhje me konfliktin në Ukrainë, duke thënë se bën përpjekje të “ringjallë veten”.

Putin ka thënë se Rusia do të përqendrohet në zhvillimin e armëve të reja bërthamore strategjike, mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe armët konvencionale me saktësi të lartë.

Moska po bën përpjekje të reduktojë varësinë nga pajisjet perëndimore, pas sanksioneve kundër saj, si pasojë e ndërhyrjes në Ukrainë.

Putin ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë në Rusi duhet të analizohen dhe secilit prej tyre t’i jepet "përgjigje adekuate".

XS
SM
MD
LG