Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ngre 80 raste kundër McDonald’s


Moskë

Moskë

Agjenica ruse për sigurinë ushqimore ka ngritur 80 raste administrative kundër kompanive dhe individëve, si rezultat i kontrolleve sanitare në restorantet McDonald’s.

Agjencia Rospotrebnadzor ka thënë se 228 mostra ushqimore nga restorantet McDonald’s janë kontrolluar.

Sipas saj, 6.5 për qind e tyre janë gjetur si të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Rospotrebnadzor ka thënë se kontrollet janë duke vazhduar.

Tetë restorante McDonald's në Rusi, nga 435 sosh, mbeten të mbyllura.

Rospotrebnadzor ka thënë se ka urdhëruar mbylljen për arsye sanitare, por një gjë e tillë ka përkuar edhe me rritjen e tensioneve për krizën në Ukrainë dhe propagandën e vazhdueshme anti-perëndimore në mediat shtetërore ruse.

XS
SM
MD
LG