Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka hedhur poshtë akuzën e ish-zonjës së parë se ai urren të varfrit.
Hollande ka thënë se kjo është një gënjeshtër që i dhemb.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do që dikush të mendojë se ai ka bërë shaka me vështirësitë sociale.
Valerie Trierweiler, në librin e saj “Thank your for this moment” (Faleminderit për këtë moment), i cili është publikuar javën e kaluar dhe tashmë është bërë libri më i shitur në Francë, e pëshkruan presidentin socialist si njeri të pashpirt, i cili nuk i pëlqen të varfrit.
Ajo ka qenë partnerja e presidentit për nëntë vjet, derisa një revistë ka zbuluar këtë vit aferën e tij të dashurisë me aktoren Julie Gayet.