Ndërlidhjet

Boehner fton Poroshenkon t’i drejtohet Kongresit


Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner, ka ftuar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, që t’i adresohet një seance të përbashkët të Kongresit më 18 shtator.

Ky adresim shihet si nderi më i lartë që Kongresi amerikan mund t’i bëjë një udhëheqësi të huaj.

“Adresimi i presidentit Poroshenko në Kongres është një tjetër sinjal i angazhimit tonë të palëkundur ndaj aspiratave të popullit të tij”, ka thënë Boehner.

Poroshenko pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në të njëjtën ditë.

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, i është drejtuar Kongresit më 2005.

XS
SM
MD
LG