Ndërlidhjet

Siria ka përdorur gazin e klorit në sulme


Siri
Siri

Mbikëqyrësi global i armëve kimike ka thënë se në veri të Sirisë, këtë vit, është përdorur gazi i klorit në sulme.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se misioni faktmbledhës që ka dërguar në Siri, ka gjetur se kemikatet toksike janë përdorur “sistematikisht dhe në mënyrë të përsëritur” në fshatrat Talmanes, Al Tamanah dhe Kafr Zeta.

Raporti konstaton “me shkallë të lartë të besimit” se kemikatet në fjalë kanë qenë gaz i klorit.

Raporti nuk e cakton përgjegjësinë për sulmet në tre fshatrat, që kanë qenë skenë e luftimeve midis forcave qeveritare dhe opozitare.

Gjatë vitit të kaluar, municionet e ndaluara që ka deklaruar Siria, janë dërguar jashtë vendit dhe janë shkatërruar në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Kjo e fundit, megjithatë, nuk e ka obliguar Damaskun të deklarojë stoqet e klorit.

XS
SM
MD
LG