Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme të reja kundër IS-it në Irak


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Radio Iraku i Lirë raporton se aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) pranë digës strategjike Haditha, në provincën Anbar.

Zyrtarët e ushtrisë irakiane thonë se së paku 34 militantë janë vrarë dhe 13 automjete janë shkatërruar nga avionët amerikanë.

Ata po ashtu thonë se sulmet kanë shkatërruar municionin që është magazinuar nga militantët, të cilët kanë rrethuar digën qysh në muajin qershor.

Ndërkohë, Franca ka bërë të ditur se është e gatshme të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak, nëse është e nevojshme.

“Ne do të marrim pjesë, nëse është e nevojshme, në aksionin ajror ushtarak”, ka thënë të mërkurën ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

XS
SM
MD
LG